Jepi SPAK! Por shko pak më lart në arrestime!

Sot SPAK arrestoi kryebashkiakun e Lushnjës për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Kryeministri Rama theksoi se PS nuk mbron atë dhe asnjeri që shkel ligjin. Ambasadorja amerikane Kim deklaroi se “asnjë nuk duhet të jetë mbi ligjin”. Kim shkruan: “Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha të merrni parasysh ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin”.

Populli pret Drejtësi!

Ndërkohë ka filluar shkundja e zyrtarëve që kanë shkelur ligjin. SPAK-u po lëviz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në komentet e pas botimit të lajmit për arrestimin e kryebashkiakut lushnjar, lexuesit shkruanin: “Edhe më lart zotërinj të SPAK! Ministra, ish-ministra dhe më lart ngjituni në arrestime!”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Jepi SPAK me arrestime, jepi! Pak edhe më lart shko në arrestime!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?