Jepnin diploma false, arrestohen presidenti dhe drejtori i një shkolle private

Arrestohen presidenti dhe drejtori i një shkolle të mesme private në Kavajë.

Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  bëri  të mërkurë ndalimin e Bardhyl Mastorit  me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme Jopublike ”Dituria” dhe Vath Gjylshenit me detyrë President  i kësaj shkolle.

Gjylsheni dhe Mastori  akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, të dy drejtuesit e shkollës pajisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jopublike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?