Jeta në karantinë, Grida Duma: Luaj shah, është momenti të flisni me familjarët (VIDEO)

Koronavirusi ka izoluar në shtëpi edhe ish-deputeten e Partisë Demokratike Grida Duma, si çdo qytetar edhe ajo ka marrë masa ndaj koronavirusit. Duma ka treguar se si po e kalon kohën teksa çdo aktivitet i saji është ndaluar me urdhër të qeverisë në kuadër të masave parnadluese të përhapjes së Covid-19. Në një lidhje në edicionin informativ të “Top-Channel”, Duma tha se izolimi dhe karantinimi duhet të ishin bërë më parë, ndërsa shtoi se ajo po e kalon kohën duke u kujdesur për veten. Ish-deputetja u shpreh se qytetarët duhet të marrin raportime më të shpeshta dhe jo vetëm një në ditë, për të ditur se sa është numri i të prekurve. Sipas Dumës, njerëzit duhet të kenë frikë në mënyrë që të ndërgjegjësohen për situatë që po ndodh.

Deklarata e plotë

Frika është mjet mbrojtës në këtë moment. Informimi më transparent i bën më të ndergjegjshëm njerëzit, nuk ka asgjë përvecse mirë dhe e vërteta ndikon këdo të ndërgjegjësohet edhe sikur në një moment të caktuar të mendojmë se popullata mund të ketë frikë. Një pjesë e madhe e opozitës e tha këtë me zëra të veçantë dhe në mënyrë zyrtare, që duhej të niste karantina më parë e s’duhet të shqetësoheshim e ta trajtonim këtë me panik apo pa panik. Nuk kanë rëndësi fjalët në këto momente, kanë rëndësi veprimet.

Duhet që qytetarët gjithashtu të marrin informacion dhe raportim më të shpeshtë, jo një herë në ditë sa është numri, por për tu ndërgjegjësuar ata vetë, cfarë medikamenti duhet përdorur, çfarë do të thotë një grip i zakonshëm, cfarë do të thotë kjo shenja ekstra që mund të ketë nëse ke këtë virus apo jo.

Unë aktualisht bëj aq sa bëjnë të gjithë ata që janë paksa të informuar, vitamina C nëse merret nga portokalli, limoni apo si tablet, bën veçse mirë. Nuk duhet ta lërë veten të ketë ftohtë, edhe në kushte normale nuk duhet të jemi të pakujdesshëm edhe kundrejt një gripi stinor. Më e rëndësishme të kuptosh që fëmijët të jenë më të kujdesshëm të lajnë duart, edhe nëse do dalin në hapësirën e përbashkët të pallatit. Gjendja e të ndenjurit në shpi kur vjen nga kënaqësia është tjetër, kur vjen nga bllokimi krijon nervozizëm e agresivitet tek fëmijët. nervozizmi dhe gjendja agresive janë normale, madje sa herë që të ndodhë nuk duhet të shqetësohemi.

Tashmë në botën e një komunikimi virtual, shumica e atyre që po më dëgjojnë, dëgjojnë pak nga njëri-tjetri. kjo është një tjetër mundësi për të komunikuar me njerëzit. Argëtimi pastaj varet nga mundësia. Unë jam përpjekur të luaj shah. por kjo është një mundësi që të ulesh me njeriun e shtëpisë dhe t’i thuash çfarë nuk i ke thënë deri më sot.

Jeta në karantinë/ Flet Grida Duma

SHKARKO APP