Jeta në rrezik dhe në qendër të Beratit, Bashkia dhe firma e ndërtimit s’kanë lënë hapësira për trotuare

Të kalosh nga qendra e Beratit do të thotë të rrezikosh jetën. Punimet që po kryhen për parkimin e shumëkundërshtuar i detyrojnë këmbësorët të dalin në rrugë.

Më të kërcënuar janë fëmijët. Skandal e papërgjegjshmëri që rrezikon jetë.

“Rruga është shumë e rrezikshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Beratit e drejtuar nga Ervin Demo dhe firma që po kryen punimet nuk kanë marrë asnjë masë për të mbrojtur kalimtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mes të rrugës është lënë dhe stacioni i urbanit Uznovë-Kombinat.

“Na marrin makinat dhe na shtrijnë xhadesë, çfarë të bëjmë ne pastaj” thotë një e moshuar.

Përballë këtij skandali neglizhence me jetën një grup të rinjsh protestuan duke i dhënë bashkisë së drejtuar nga socialisti Ervin Demo shembullin sesi duhet të mbrojë jetën e qytetarëve. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?