“Jeta në tokë merr fund në shtator të 2017, elita politika ndërton bunkere për veten”

Teoria më e fundit konspirative që po qarkullon nëpër forume dhe rrjete sociale në internet, sipas të cilës, udhëheqësit dhe elita politike globale është në dijeni të një fakti tronditës; fundit të jetës në Tokë në shtator të vitit të ardhshëm.

Angazhimi i fortë i Rusisë dhe Perëndimit por dhe i NATO-s, ku ka vendosur 300 mijë trupa në kufi me Rusinë, shton edhe më shumë frkën ndaj një lufte shumë të propaganduar.

Udhëheqësit botërorë, ata të cilësuar si elita, e dinë se apokalipsi është i pashmangshëm, por ata kanë vetëm plane për të shpëtuar veten e tyre, ka deklaruar një teoricien.

Robert Vicino, një teoricint i njohur, thotë se elita globale është duke u përgatitur për fundin e botës e që ka më shumë se 30 vjet përgatitje. Ai pretendon se është në dijeni të ndërtimit të një rrjeti të bunkerëve masiv këto nëntokësor në SHBA, të varrosura thellë nën malet Shkëmbore.

Duke folur për Daily Star, Vicino ka thënë se: “Ata nuk kanë një plan për ju dhe për mua, por ata kanë një plan për veten e tyre”.

Por çfarë e kërcënon Tokën? Vicino përmend një emër të njohur, planetin Nibiru, njohur ndryshe edhe si “Planeti X”. Me këtë emër është pagëzuar një trup qiellor që besohet se endet në orbitë të çrregullt në sistemin tonë diellor dhe ka përmasa të mëdha.

Vicino thotë se strehimoret gjigante, të cilat kanë qenë në ndërtim e sipër që nga viti 1983 janë projektuar për të siguruar mbrojtjen kundër ardhjes së Planetit X.

Megjithatë, ai pohon shqetësimet rreth një lufte bërthamore e që është duke u përdorur si një mbulesë, sepse nuk ka vend të mjaftueshëm në bunkere për të gjithë.

Teoricieni ka shtuar edhe se:”Ata e dinë se diçka po vjen dhe unë nuk mendoj se ata i kanë ndërtuar këto bunkere nëntokësore për një Luftë të III Botërore”. Vicino vuri në dukje stërvitjet e fundit të evakuimit për më shumë se 40 million njerëzit në Rusi si provë e teorisë së tij.

Ai shtoi edhe se: “Asnjë qeveri në botë nuk tregon për jetën diçka si të rrezikshme nëse nuk kemi një zgjidhje për ju, sepse në të kundërtën do të shkaktojë shkrirje sociale”. Në vend të kësaj, Vicino thotë se qeveria amerikane hesht për gërmimin e tuneleve duke u justifikuar me “një nga ato stërvitjet gjigante të cilat britanikët dhe francezët përdorën për të gërrmuar tunelin”.

Burimi: The Sun/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP