Jetë në hotele luksoze, arrestohet “bosi” shqiptar dhe ekzekutorët e grabitjes 70 mijë euroshe

Një grup shqiptarësh të specializuar për vjedhje dhe grabitje në banesa dhe vila të ndryshme në provincat e Ankonës dhe Maceratës, është goditur nga policia italiane.

Operacioni u krye nga policia në Osimo këtë mëngjes, ndërsa ndaj shqiptarëve ishin lëshuar urdhër-arrestet më 10 maj. Të tre akuzohen se kanë realizuar 15 grabitje brenda një muaji midis Anconas dhe Maceratas.

Tre shqiptarët e arrestuar janë; Jetmir Çili, 25 vjeç, bosi, si dhe Dorjan Pjetrit dhe Kenado Pjetri, 26 dhe 22 vjeç, të cilët besohet se ishin ekzekutorët. Ata ishin dënuar për krime të ngjashme edhe më parë, si në San Benedetto, ku ndaj tyre ishin lëshuar masa sigurie me detyrim me paraqitje. Sapo kishin mbaruar masën, ishin angazhuar sërish në grabitje. Nga grabitjet, shqiptarët kanë fituar rreth 70 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor 

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy vëllezërit Dorjan dhe Kenado Pjetri, kanë lindur në Shqipëri dhe jetonin në San Benedetto, të dy të njohur për policinë. Po ashtu edhe Çili i lindur në Shqipëri, jetonte në San Benedetto, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër për detyrim paraqitje në polici çdo ditë.

Treshja në fakt ishte arrestuar më 10 shkurt nga policia në Osimo, për një vjedhje në Loreto. Ata u kapën në flagrancë duke u larguar nga banesa e një 47 vjeçari.

Policia kishte gjeti plaçkat e grabitura si bizhuteri të fshehura në një zgavër të posaçme të krijuara në automjetin e tyre, Mercedes A me ngjyrë blu.

Kërkimet në shtëpi, bënë të mundur zbulimin e sendeve të tjera prej ari me vlerë të lartë, ora të shtrenjta, etj.

Atletë të vërtetë 

Tre të rinjtë ishin atletë të vërtetë pasi arrinin të ngjiteshin me duar deri në katet e treta ose të katërta të ndërtesave duke u mbështetur tek telat elektrike. Prandaj, operacioni mori emrin “Alpinistët”.

Ata vepronin pas orës 19:00, ku udhëtonin nga San Benedetto në Osimo dhe qytete fqinje pranë kabinave të autostradave.

Koha nuk ishte e rastit, sepse Dorian Pjetri dhe Jetmir Cili iu nënshtruan detyrimit të paraqitjes në polici çdo ditë në orën 18:00 në stacionin e San Benedetto-s. Pasi nënshkruan të tre u ngjitën në Mercedes A-Class dhe u larguan në veri të rajonit.

Një nga vjedhjet, ishte më 12 janar në një sipërmarrje në Osimo. Pronari kishte vendosur kamera me reze të gjerë filmimi, ndërsa ata ishin pikasur edhe nga vetë pronari, ku ishte përleshur dhe kërcënuar me një kaçavidë. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë i kishte detyruar të tre të iknin, por më pas arrestuan më pak se një muaj më vonë gjatë grabitjes në Loreto.

Ata hynin zakonisht nga dritaret ose ballkonet, duke thyer xhamat dhe më pas mbyllnin dyert kryesore për të vështirësuar hyrjen e pronarëve.

Nëse situata ishte e qetë, të tre zhdukeshin nga ndërtesa përmes shkallëve të ndërtesës.

Me rëndësi themelore ishte identifikimi i bazës së tyre logjistike, sepse të tre i kishin dhënë hetuesve një vendbanim fiktiv.

Hetimet zbuluan se treshja, të shoqëruar edhe nga një grua e njërit prej tyre, gjithashtu me origjinë shqiptare e dedikuar për prostitucion, qëndronin shpesh në hotele luksoze në Riviera. Këtu, ata fshihnin sendet e vjedhura të paketuara mirë në qese plastike të gatshme për t’i shitur në tregun e paligjshëm.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?