Jetimët e Shtëpisë së Foshnjes, kujdestarja: Ku*vë! M*t! (VIDEO)

Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan sonte ka denoncuar një rast tronditës në të cilin dëshmohet me zë dhe me figurë dhuna që kujdestaret e shtëpisë së foshnjës Vlorë ushtrojnë kundrejt fëmijëve që qëndrojnë në këtë institucion.

Në pamjet e transmetuara sonte, të regjistruara brenda mureve të këtij institucioni shfaqen gra që punojnë në këtë institucion në pozicionin e kujdestareve, të cilat ofendojnë rëndë dhe ushtrojnë dhunë fizike tek fëmijët e institucionit.

Në video dallohet qartë një kujdestare e cila quan një vajzë të vogël “kurvë”, për të mos folur për sharje të tjera të cilat duket se janë bërë diçka tejet e zakontë brenda atyre mureve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas transmetimit të këtyre pamjeve tronditëse të dy moderatorët e emisionit kanë bërë thirrje që këto edukatore, të lënë punën dhe t’i lëshojnë vendin njerëzve të cilët këtë punë e kanë me pasion dhe e bëjnë me dashuri qoftë edhe vulletarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama
Stop - Shtepia e foshnjes Vlore, femijet nën dhunë verbale e fizike! (1 maj 2018)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?