Jetimët shqiptarë në Siri, kërkojnë ndihmë!

Nga Flamur Vezaj

Në dhjetor të 2014 në Siri ishin 31 femijë nga Shqipëria nën moshën 18 vjeç ku 23 pre tyre ishin të mitur, të cilët prindërit e papergjegjshëm i kishin marrë me vete në një luftë që nuk ishte e tyre!

Prej asaj kohe nuk ka një shifër zyrtare të publikuar, se sa të tjerë kanë shkuar pas këtij viti, sa kanë lindur atje, sa prej tyre janë gjallë dhe çfarë është berë me fatin e tyre!! Por kohët e fundit pas lajmeve të kapitullimit të ushtarëve të ISIS-it disa prej familjeve shqiptare dhe ato të mbetur jetim ndodhen në kampet e kontrollura nga kurdët! Ne dy kampet e ngritura nga këto forca në Holt dhe Roy mendohet se jane edhe familjet shqiptare dhe femijet e mbetur jetim pas vrasjes së baballareve të tyre në luftime!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kemi një informacion zyrtar të qeverisë shqiptare, se çfarë po bëhet me shtetasit e tyre! I vetmi institucion që mundohet të mbaj statistika është ai i SHISH-it por edhe ata i kanë vetëm për konsum të brendshëm në emër të luftës kundër terrorizmit dhe për homologet. Sipas këtyre statistikave mendohet se në Siri janë mbi 50 femijë shqiptarë e për fatin e disa prej tyre nuk dihet fare! Ndërkohë thuhet se vetem Kryqi i Kuq shqiptarë ka kontaktuar me kolegët e tyre që kanë akses në këto dy kampe, duke kërkuar numrin e saktë për familjet dhe fëmijet shqiptarë që ndodhen aty por edhe prej tyre ende nuk ka një informacion konkret! E nga ana tjetër familjarët e atyre që kanë ikur në Siri dhe që ndodhen në Shqipëri po vazhdojnë të trokasin në institucione shtetërore duke kërkuar të paktën kthimin e fëmijeve të mbetur jetim! Por edhe ata nuk kanë një përgjigje konkrete nga institucionet shqiptare të cilët po mjaftojne me pergjigjien se “ndodhen në proces verifikimi dhe bisedimesh”!

Swiss Digital Mobile Reklama

Keto ditë për shkak se kur isha në Shqiperi jam marr me historinë e këtyre femijëve fatkeq, disa kryefamiljarë e prind që jetojnë në Shqipëri me kanë shkruar duke më kërkuar ndihmë! Pasi në bisedat e pakta qe kanë me fëmijet jetim, keta të fundit i luten të shkojnë ti marrin se kane frikë se po bien në duart e trafikantëve, pedofileve e abuzuesve të ndryshem që ndodhen në këto kampe e jashtë saj! Ata femijë nuk kanë faj pse baballarët e tyre ishin të papërgjegjshem dhe besuan verbërisht disa manipulator mendjesh dhe i morën me vete femijet për ti lenë në mëshirë të fatit! Shteti duhet të zgjohet dhe të zbatojë ligjet për ata pjestarë që janë arrestuar atje dhe që kanë marrë pjesë në luftë por femijët e tyre nuk duhet të vuajnë akoma, duhet të kthehen në Shqipëri dhe të vazhdojnë shkollën e të integrohen në shoqëri! Meqense qeveria shqiptare ka vend për refugjatë iranian (me probleme) e të tjerë që vijnë nga larg pse nuk paska vend për këta femijë shqiptarë të mbetur jetim!? Ministria e Jashtme me rioshin G.Cakaj duhet të vërë në lëvizje ata punonjes (jo kusherinjë, mbesa e gra personash të njohur) që nuk janë përfshirë në listen e të larguarve, të interesohen, ti pajisin me pasaporta e me ndermjetesimin e Kryqit te Kuq ti kthejnë në Shqipëri ata jetim siç po kërkohet çdo ditë nga organizatat ndërkombetare e shtete të veçanta, aleat të kurdëve në Siri!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?