Jetimorja e Shkodrës, Totozani: Janë keqtrajtuar disa fëmijë

Lidhur me skandalin në jetimoren e Shkodrës, Avokati i Popullit Igli Totozani thotë se bëhet fjalë për një çështje komplekse.

Teksa janë dërguar 2 grupe ekspertësh penalistë dhe psikologë, të cilët pasi kanë përpiluar dosjen i kanë dërguar prokurorisë rekomandim për fillimin e ndjekjes penale për “shpërdorimin e detyrës” për dy punonjës të kësaj qendre.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Avokatit të Popullit, janë disa fëmijë që janë keqtrajtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rezultati i monitorimit tonë ka mbetur tek ngacmimet seksuale, ndërsa prokuroria përmes hetimit të saj dhe ekspertëve mjeko ligjor ka arritur të konstatojë që ngjarjet janë edhe më të rënda se i kemi ngjetur ne. Bëhet fjalë për disa fjalë, nuk mund të them një numër, por janë më shumë se dy që janë keqtrajtuar dhe janë detyruar të punojnë në atë qendër . Gjithashtu ka implikim të familjarëve, të fëmijëve të njërës prej personave të cilët janë në ndjekje tashmë nga prokuroria. Ngjarja është komplekse”, ka pohuar Igli Totozani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?