Jetmir Troshani nga Shkodra, në krye të një eventi ndërkombëtar të fotografisë së natyrës
Albert Vataj
Lajmet e mira për Shkodrën dhe shkodranët sa vijnë e shtohen, duke e ngjitur këtë përkatësi vlerash dhe përfaqësimi në atë nivel që meriton, në atë lartësi ku, kontribute dhe përkushtime e ngjitën ata, korifeut e historisë, ata që me shpirt dhe zemër i dhanë Shkodrës jo vetëm trokun më të gjëmimshëm të djepit të kulturës, por i mëkuan asaj diellin e shkëlqimtë të krenarisë.
Mdërsa vitet ikin, dhe kohët ndryshojnë, gara për lavdinë e dinjitetshme të vlerave sa vjen dhe rritet, dhe Shkodrës dhe shkodranëve u duhet të jënë aty, aty ku shenjtorët e vlerave krijuese e ngjitën panteonin shkodran.
Sot, shkodranët që e trajtuan përfaqësimin e Shkodrës si amanet, janë të shumtë, por ka prej tyre që kanë mbi përgjegjësinë e përfaqësimit përmes më të mirës së këtij obligimi, të cilët janë në kresht të kësaj krenarie. Ndër ata, më i zellshmi dhe më i gjithëpranishmi është fotografi profesionist, Jetmir Troshani.
Jetmir Troshani, një nga organizatorët kryesorë të grupit ndërkombëtar të fotografisë së natyrës Wildlife World Photographers, me origjinë nga Shkodra, po sjell sërish një event unik për adhuruesit e fotografisë së natyrës. Këtë herë, ai organizon Festivalin e parë të Fotografisë së Natyrës, një aktivitet që do të bashkojë fotografë nga mbarë bota për të ndarë artin dhe pasionin e tyre për botën e egër.
Festivali, i cili është përshkruar në mënyrë të detajuar në platformën zyrtare të grupit, synon të krijojë një hapësirë ku artistët mund të ndajnë eksperiencat, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të frymëzohen për të kontribuar në ruajtjen e natyrës përmes fotografisë. Përveç aspektit artistik, ky aktivitet shërben edhe si një thirrje ndërgjegjësimi për rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe habitateve natyrore.
https://www.wildlifeworldphotographers.com/post/join-the-first-ever-wildlife-photography-fest?
Duke mbajtur qëndrim modest dhe duke u fokusuar tek kontributi i tij për komunitetin global të fotografisë, Jetmir Troshani vazhdon të jetë një shembull i shkëlqyer për të rinjtë shqiptarë dhe më gjerë.
Shkodra, qyteti me histori të pasur dhe tradita të thella kulturore, vazhdon të nxjerrë figura si Jetmir Troshani, të cilët na bëjnë krenarë në skenën ndërkombëtare.