Jetmira u vra nga ish-kunati, të dy ishin me urdhër mbrojtje. Krimi në sy të fëmijës 8-vjeç
Jetmira Hasani u vra nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi, mbrëmjen e së martës në Bathore. Jetmira dhe ish-kunati i saj, ishin të pajisur të dy me urdhër mbrojtje nga njëri-tjetri, por kjo nuk u shërbeu për të qëndruar larg. Jetmira qëndronte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se banesa ishte e tija. Ky ishte i shkaku i sherrit, që përfundoi me vrasjen e gruas.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore. Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie. Dje pas një debati të fundit Agron Tanushi vrau ish- kunatën e tij me çifte.
Jetmira ka qenë duke zbritur rrobat e saj dhe sendet personale për t’u larguar nga banesa së bashku me fëmijën e saj 8-vjeçar, por në ato momente ndodhi konflikti me ish-kunatin, që agravoi deri në përdorimin e armëve duke sjellë edhe një viktimë. Në këtë banesë jetën vetëm nëna e autorit dhe familjarët i druhen një hakmarrjeje të mundshme, pasi edhe dje ka pasur një përplasje mes 2 familjeve.