Jetonte vetëm, e moshuara shkrumbohet brenda banesës në Shkodër
Aktualitet E Premte, 17 Shtator 2021 22:00
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një zonjë e moshuar është djegur brenda banesës ku jetonte dhe ka ndërruar jetë.
E moshuara është identifikuar si Laje Bejtja dhe jetonte vetëm në shtëpinë e cila është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se gruaja e moshuar ka humbur jetën nga asfiksimi fillimisht dhe më pas është djegur.
Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet, por nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj vdekjeje.
KOHA JONË SONDAZH

