”Jo dialog”, studentët e shkruajnë me ”drogë” tek Kryeministria (FOTO)
Edhe pse kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në një takim me studentë dhe pedagogë tek Universiteti Bujqësor, edhe pse studentët nuk kishin dijeni, para kryeministrisë vijon protesta e studentëve. Në shenjë revolte, ata kanë shkruar me ”drogë” (miell) fjalën ”JO DIALOG” dhe kanë hedhur vezë tek Kryeministria. Në fotot e mëposhtme shihet se si studentët janë ulur këmbëkryq në disa nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin.
KOHA JONË SONDAZH

