Jo fitues dhe në raundin e dytë, maturantët protestuan sot para Kryeministrisë
Edhe pasi është publikuar lista me fitues këtë herë në raundin e dytë, sërisht mijëra maturantë nuk kanë fituar degën e preferuar.
Maturantët dolën sërisht sot në protestua para kryeministrisë. Ata kanë zgjedhur sërish rrugën e protestës dhe kërkuan sërish rishikimin e sistemit. Edhe pse ky raund i ka shpallur fitues ata që kanë mesatare mbi 9,5 ka ende maturantë që mbeten në pritje.
Edhe pse të pakët në numër ata mbanin pankarta në duar “arsimi që nuk duam” dhe u shprehen se do të vazhdojnë rrugën e protestës, deri në gjetjen e një zgjidhje që ata të bëhen pjesë e universiteteve publike.
KOHA JONË SONDAZH

