Jo gazi dhe tymi i sobës, dëshmitarja: Pashë pranë tyre një pjatë supë

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e Ostrenit, ku nëna 40-vjeçare dhe dy fëmijët e saj humbën jetën në mënyrë të mistershme. Sipas hetimeve personat kanë ndërruar jetë rreth orës 22:30. Hetimet kanë hedhur poshtë helmimin nga gazi dhe mangalli, ndërkohë vijojnë ende hetimet për të gjetur shkakun e vërtetë. Trupat e viktimave janë në morgun e Tiranës dhe pritet që t’u bëhen ekzaminimet nga autoritetet për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.

Sipas kunatës së Ramonda Tolajt, bombola ka qënë jashtë banesës dhe nuk ka mundësi që të jenë helmuar nga gazi. ”Bombola ka qënë jashtë banesës. Pashë dje pranë trupit të tyre një pjatë supë”,-mësohet se është shprehur ajo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës.

40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tolaj, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi. Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

SHKARKO APP