Jo më para për xhepat e oligarkëve të sigurimeve

Nga Mentor Kikia/Norma e fitimit të kompanive të sigurimnit për vitin e kaluar ka qenë vetëm 3%. Rritja natyrale e konsumit është e vogël. Demografët thonë se tendenca do të vazhdojë në rënie. Pjesa vitale e shoqërisë po tkurret, si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe largimit të rinisë, e po rritet numri i atyre që kërkojnë më pak ushqim e rroba dhe më shumë ilaçe.

Por oligarkët e sigurimeve nuk pranojnë të fitojnë më pak. Ata kanë krijuar trustin, për të mos lejuar askënd të falimentojë. Për këtë arsye qeveria dhe parlamenti i mbështet të rrisin çmimin çdo vit për shërbime që as ofrohen fare.

Tashmë një ligj i ri po përgatitet ti detyrojë shqiptarët të paguajnë edhe sigurimin e banesës kundër fatkeqësive natyrore. Një çmim unik për të gjithë(50 Euro bëhet e ditur paraprakisht), si ata që ka ndërtuar në shtratin e lumit edhe atë që ka ndërtuar në zonë normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtresa më e varfër e popullsisë, do të detyrohet të paguajë çdo vit pagën e dy muajve të ndihmës ekonomike për të siguruar shtëpinë. Sa siguri do të ofrojë kjo?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një muhabet krejt tjetër, pasi në çdo vend janë qeveritë që shkunden në raste tërmetesh e përmbytjesh masive. Unë personalisht do ta paguajë me qejf, edhe pesëfish atë cmim nëse paratë do ti shkonin shtetit dhe të kisha më shumë siguri. Por jo për të rritur fitimet e oligarkëve që jetojnë në lagjet më të pasura të Vjenës dhe këtu kanë stallat e magazinat ku vjelin fitimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?