Jo muzikë pas orës 20:00, artistët dhe pronarët vijojnë protestën
Artistët, qytetarët dhe pronarët e bizneseve që preken nga Akti Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00 dhe punën e klubeve gjatë natës, po vijojnë protestën e tyre. Protestuesit pasi u shprërndanë nga Policia janë mbledhur sërish, por këtë herë jo tek sheshi para Kryeministrisë por tek lulishja në krah të Kuvend. Të gjithë janë mbledhur në grupe të vogla, duke ruajtur distancimit fizik dhe shihen se shumë prej tyre mbajnë maska, si një masë kundër Covid-19.