”JO” ndaj Samitit, Gjipali: Sinjal për ridimesionimin e marrëdhënieve midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së
Vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, do të vendosin nesër nese do t’i përgjigjen me ”PO” ftesës për të marrë pjesë në Samitin e Këshillit Europian që mbahet pas 3 ditësh në Bruksel.
Gledis Gjipali nga Lëvizja Europiane në Tiranë, thotë se ky rast është një risi. Për të ky është një sinjal për ridimensionimin e marrëdhënieve midis Ballkanit Perëndimor dhe BE.
“Në këtë rast është një risi që disa nga liderat e Ballkanit Perëndimor thonë prit të mendohen. Ky është një sinjal për ridimesionimin e marrëdhënieve midis Ballkanit Perëndimor dhe BE”, tha Gjipali. Ai bën fajtore edhe opozitën për vonesat në integrimin Europian.