Jo spitali i Kavajës, ja qendra ku do të ngrihen karantinat e koronavirusit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e virusit kinez në vend, edhe pse deri më tani nuk ka raste. Teksa foli edhe për panikun dhe frikën që ka kapur qytetarët, Rama zbuloi dy vendet ku do ngrihen karantinat për të prekurit me koronavirus, që do të identifikohen në Shqipëri. Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, që do të përdoret për personat që vijnë nga vendet ku ka rënë sëmundja dhe vendi tjetër do të jetë spitali i Sanatoriumit. Sipas Ramës, janë disa dhoma në Sanatorium që do të përdoren si karantinë për personat e sëmurë.