“Jo ti, po kush e dha urdhërin zoti Basha për të qëlluar mbi njerëzit?!”
Vendimi i gjykatës së Lartë që SPAK-u të hetojë dosjen e “21 janarit”, ka sjellë reagime të forta politike dhe sociale. Të gjithë duan ndëshkimin e autorëve.
Ish-kryeministri Berisha e ish-ministri Brendshëm Lulzim Basha janë të parët që do të hetohen.
Basha tha dje për “VOA” se nuk e kam dhënë unë urdherin për të qëlluar mbi njerëzit, por pyetja shtrohet: Jo ti, po kush se ke qenë ministër i brendshëm nga ku varej policia e shtetit dhe Garda e Republikës?! Sepse ke qenë ministër i brendshëm dhe së paku e ke ndjekur live, ndaj ke informacion se çfarë ndodhi pasi ndryshe ke qenë ministër kukull.
Të paktën trego se kush e fshiu serverin e kryeministrisë dhe Gardës. Të paktën thuaj një emër dhe shpëto!
Se kur hyn SPAK, ata kanë arteleri të rëndë! Të hysh ndër dhëmbët e SPAK tani, që kanë dhëmbë të rinjë, të bluajnë, ndaj trego zoti Basha!
Ndërkohë deputeti i PS Erion Braçe ka postuar një status për këtë ngjarje:
Nga Erion Braçe
KESHTU U POQEN TE GJALLE,
26 BURRA, DJEM, GRA-FEMIJE NE BARK TE TYRE, VAJZA,
NE 15 MARS 2008-SI SOT, NE GERDEC!
Mendojeni veten aty, vereni veten aty, punetore krahu per nje rroge qesharake;
Mendojeni veten aty, pa asnje mase sigurimi e pa asnje mundesi per te shpetuar;
Mendojeni veten aty, pa asnje mundesi per te dhene shpirt si cdokush ne fund te jetes-as kaq nuk paten;
KUPTONI QE KY ESHTE KRIMI ME I PERBINDSHEM NE DEMOKRACI I KORRUPSIONIT POLITIK, KAPJES SE SHTETIT, RENIES JO THJESHT TE SIGURISE NE PUNE POR TE SIGURISE KOMBETARE!
Kur shoh GJELAT POLITIK te bejne gangsterin e perndjekur nga drejtesia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqen mundesine te vinte ne jete;
Nje pjese ju morren jeten, ate femije as e lane te vinte ne jete!
E kuptojne ata gjykates qe prej muajsh bejne sikur gjykojne ne ate gjykate ku po tallet trapi, SE CFARE KRIMI I PERBINDSHEM ESHTE KRYER NE GERDEC!
Ne ane tjeter, A E KUPTOJNE SE TE GJITHE E DINE SE CISHTE GERDECI, I KUJT ISHTE GERDECI SI BIZNES, PERFITIM EKONOMIK, PROCES NGA ATO QE HAJDUTET POLITIKE E FEMIJET E TYRE “BOJN PARE, LEK LEK LEK”?!
A e kuptojne gjyqtaret se nuk po shpetojne BABIN-perfshire ne kete KRIM shuuuuuume me te teper SE TE VJEDHJA E PRONES USHTARAKE, CUNIN-perfshire ne kete KRIM hapur e shume me teper se mashtrimi i Departamentit te Mbrojtjes, ne marrjen pa pike brejtje ndergjegjeje te jetes se NJEREZVE TE SHTYPUR E RRJEPUR ATY SI PUNETORE?
Po GJENERALI HOXHA qe po FSHIHET-edhe pse i sigurt,
a e kupton se e ka detyrim ndaj atyre njerezve qe si lane as te jepnin shpirt, TE DESHMOJE edhe pse LETRAT JA BEJNE MU PER PERFSHIRJE KRIMINALE TE UDHEHEQESVE POLITIKE, madje shtypur edhe pushtetin ushtarak aty?!
BEHUNI BURRA E DESHMONI!
BEHUNI BURRA E VERINI EMRAT QE ISHIN KRIMIT!
BEHUNI BURRA E GJYKONI, NDESHKONI KRIMIN ME MASIV E ME TE PERBINDSHEM NE DEMOKRACI PREJ KORRUPSIONIT!
NDRYSHE, KY VEND NUK DO JETE KURRE I DREJTE!