Joleza Koka: “Di 5 gjuhë të huaja, me mesataren 10”

Fjalimi në anëtarësimet e reja të të rinjve në PS, mjaftoi që fama e kryetares së FRESSH të përhapet jo vetëm në mediat sociale. E ftuar këtë të premte në “Pasdite në TCH”, Joleza Koka është munduar të shpjegojë sërish atë që sipas saj u keqkuptua. Përballë opinionistëve skeptikë të ftuar, 25-vjeçarja tregoi se nuk ishte rastësisht në krye të forumit rinor të socialistëve.

Pavarësisht dyshimeve që u hodhën në studio se të rinjtë përfitojnë nga forumet për t’u katapultuar në politikë, Joleza rrëfeu të kundërtën, se meritokracia ka vendosur për fatin e saj. Ashtu si në kohën kur punonte tek Ministria e Mirëqenies, kur ajo drejtohej nga Erion Veliaj. 5 gjuhët e huaja që Joleza tha se zotron dhe mesatarja 10, kishin vendosur angazhimin e saj në Ministri. Por nga ana tjetër, Joleza pranoi se fjalimi “hit” i dha vizibilitet tek njerëzit që të njohin kush është kryetarja e FRESSH.

Ndonëse e vendosur përballë disa të rinjve që i bënë asaj pyetje të vështira, Joleza e pranoi se nuk e ka problem të shkojë në punë me veshjen e PUB-it.

Por më interesante akoma, është fakti se Joleza e pranon që videoja bëri një punë të mirë për ta bërë atë edhe më të njohur, te personat që nuk e njihnin më parë.

Ja dialogu i Jolezës me të rinjtë në studio:

“Mua më bezdis ministri, jo më ta kem idhull. Po ai i FRESSH-it në Skrapar që nuk e ka pranë atë, si duhet ta zgjidhë problemin?”, tha një prej të ftuarve.

Duhet të jetë vetvetja, pse duhet të ketë idhull ministrin?”, replikoi kryetarja e FRESSH-it.

“Duhet të zbresë te Blloku?”, vijoi më tej debatin i ftuari.

“Ishte ditë e diel dhe mesazhi ishte që ne, të rinjtë e forumit, dimë të festojmë por ama edhe të punojmë”, tha Joleza Koka.

“Ndoshta nuk më kanë njohur më parë dhe një punë të mirë bëri edhe kjo video”.

SHKARKO APP