Jorida Tabaku: Bujqësia në ditën më të keqe, qeveria uli fondet
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria me anë të VKM-së ka ulur fondet për mbështetjen ndaj bujqësisë në nivelin më të ulet të 30 viteve të fundit.
Përmes një postimi në Facebook, Tabaku thotë se sot, 50% të popullsisë që jeton me bujqësinë dhe që mbajnë 20% të PBB i hiqet çdo mbështetje me fonde publike.
“Partia Demokratike ka një plan për bujqësinë ku 150 milionë euro do shkojnë në mbështetje direkte për fermerin, mbështetje për prodhimin, për punësimin e investime në infrastrukturë”- thotë ndër të tjera Tabaku.
Postimi i plotë:
Bujqësia ne ditën më të keqe!
Dje me VKM qeveria uli fondet për mbështjen ndaj Bujqësisë në nivelin më të ulët të 30 viteve të fundit. Askush nuk dha llogari se përse ky vendim uli në 3,5 milionë Euro shumën që buxheti i shtetit do të ketë tanimë.
Kjo ulje vazhdon të dëmtojë bujqësinë dhe është anormale. Perveç abuzimeve me shpërndarjen e subvencioneve, përveç faktit që asgjë nuk shkon sot të fermerët individuale.
Sot, 50% për qind të popullsisë që jeton me bujqësinë dhe që mbajnë 20% të PBB i hiqet çdo mbështetje me fonde publike.
Ky ndryshim i shpejtë dhe i pajustifikuar vjen nën panikun e mbajtjes së PPP-ve, mungesa e të ardhurave në buxhet ku vetëm në janar të ardhurat janë 3,5% më pak se plani detyrojnë qeverinë të ulë mbështetjen për fermerin.
Partia Demokratike ka një plan për Bujqesine ku 150 milionë euro do shkojnë në mbështetje direkte për fermerin, mbështetje për prodhimim, për punësimin e investime në infrastrukture. Nuk mundet Shqipëria e bekuara e zotit, me njerëz të ndershëm e punëtore të marrë produktet bujqësore nga vendet fqinje!
Me 16 mars fermerët do protestojnë që produktet e tyre të mos hidhen më rrugëve.
KOHA JONË SONDAZH

