Jorida Tabaku: PD në ndihmë të biznesit, do të eliminojmë fiskalizimin

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku u takua me përfaqësues të biznesit të vogël në Njësinë nr.2 në Sauk, për të dëgjuar prej tyre shqetësimet që ata kanë.

Tregtarët thanë se shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se kjo u pa gjatë pandemisë. “Mbështetja që morëm ishte e papërfillshme”, u shprehën ata. “Paguam edhe taksat në pandemi edhe pse nuk pati punë.

Kurse Tabaku premtoi se kjo situatë do të ndryshojë menjëherë pas 25 prillit. Ajo u tha tregtarëve se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen e biznesit të vogël dhe se ajo do ta heqë fiskalizimin, një barrë që rëndon drejpërdrejt në xhepin e tyre.

Po ashtu Tabaku nënvizoi se nxitja e ekonomisë është prioritet i PD, së bashku më punësimin, kryesisht atë të të rinjve.

SHKARKO APP