Jozefina Topalli i thotë “Bravo” Sajmir Tahirit! Tallet me deklaratat e tij

Ish-krye-parlamentarja Jozefina Topalli, pasi është rikthyer nga pushimet, ka zgjedhur një strategji tjetër për të sulmuar kundërshtarët. Plot ironi ajo vë në lojë deklaratat e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, sidomos pas avionit të drogës që u kap në Brindisi dhe për azilkërkuesit shqiptarë.       

 “Tahiri tha se avioni i nisur nga Shqipëria me 3 kv hashash dhe i kapur në Itali është rezultat i shkëlqyer.”

“Bravo!”

Më tej ajo shton “Media italiane thonë se “biznesi i drogës”  i çunave të Sajmirit eci aq mirë sa ato blenë avion për transportin e drogës”.

“Rezultat i shkëlqyer dhe ky,” – thotë ironikisht ish-krye-parlamentarja.

“Por sa herë e sa udhëtime kanë bërë këto avionë nuk ka pse te pyesim. E marrim vetë  me mend se këtij nuk i punon as radari me vendet e BE, ….pastaj në fund vetëm droge çojnë.”

Topalli ironizon ministrin Tahiri edhe për një tjetër çështje të nxehtë, si azilkërkuesit.

“Po Tahiri na iluminoi se shifrat e azilkërkuesve sipas gjermaneve nuk i rakordojnë.”

“Biles këto azilkërkues nuk iknin nga Shqipëria por nga fqinji jugor, tamam siç tha Rama një ditë më parë.”

“Për më tepër fajin për këtë e kishin gjermanët që joshin…”

“Ndërkohë në Samit Rama sapo konfirmoi se “Jetojmë me rregulla , zbatimi i tyre na bën të ecim para.”

“Hap i madh përpara edhe ky!”

Reagimin e saj deputetja opozitare e Shkodrës e mbyll me  një reportazh të kaluar  nga gazeta prestigjioze amerikane.

“Sa aktuale dhe e vërtetë tingëllon New York Times kur shkruan se: “Ka një vend ne Ballkan i cili kufizohet me vetveten….aty ku anarkia është gjendje normale, aty ku të mençurit i deklarojnë të çmendur dhe të çmendurit të aftë,” – përfundon Topalli reagimet në profilin e saj në Facebook.

SHKARKO APP