Ju dëmtua shtëpia nga tërmeti, Balla i shkon për vizitë në shtëpinë e re familjes Metushi në Cërrik
Drejtuesi i Partisë Socialiste Për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Andis Salla i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re familjes Metushi në fshatin Linas në Cërrik, e cila u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të 2019.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se procesi i rindërtimit në Bashkinë Cërrik po shkon drejt fundit.
“Deri në fund të pranverës të gjithë familjet e prekura do të gëzojnë shtëpitë e reja”, tha Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
#PunëJoGjumë
Cërrik – Një shtëpi e re për familjen e Xhaferr Metushit. në fshatin Linas, e cila nuk ishte për asnjë moment vetëm 🤝 👨👩👧👦në përballjen me pasojat e një fatkeqësie natyrore si tërmeti i Nëntorit 2019.
Procesi i rindërtimit në Bashkinë Cërrik po shkon drejt fundit. Deri në fund të pranverës të gjithë familjet e prekura do të gëzojnë shtëpitë e reja.
#PunëjoGjumë
Linas, Cërrik – Në shtëpinë e re të Xheferr Metushit🤗
Posted by Taulant Balla on Thursday, February 4, 2021