“Ju flet Moska” në Ora News. Emisioni ri i Kastriot Myftarajt
Gazetarin dhe publicistin kontravers Kastriot Myftaraj, përveç shkrimeve polemizuese në median e shkruar, tashmë mund ta ndiqni dhe në një emision të veçantë të drejtuar nga ai.
“Ju flet Moska” është emisioni më i ri që do të transmetohet në “Ora News”. Emisioni do të transmetohet çdo ditë në mbrëmje dhe do të drejtohet nga Myftaraj.
Në reklamën prezantuese të emisionit, Myftaraj shprehet se ky projekt do të trajtojë tema dhe çështje për të cilat flitet shumë pak në median shqiptare.
“Titulli i emisionit mund t’u duket i çuditshëm, ashtu si muzika që dëgjuat, është himni i Bashkimit Sovjetik. Titullin e kam zgjedhur kështu, sepse Moska në Botë, për një kohë shumë të gjatë ka qenë simboli i propagandës së gënjeshtrët sovjetike. Në këtë emision do të përpiqem të trajtoj për ju çështje të rëndësishme, me interes të madh publik, të cilat anashkalohen në debatin publik, ose preken pak në mediat tonë”,- thotë Myftaraj në prezantimin e projektit të tij televiziv.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OLvTqfxs1qg&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

