“Ju flet Moska”: Profecia historike për shqiptarët dhe kurdët

Në rubrikën e tij “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj tregon profecinë e vjetër historike për shqiptarët dhe kurdët.

Myftaraj: Në historinë e njerëzimit ka disa gjëra të çuditshme, që dikush i quan profeci historike, dikush i shpërfill si anekdota.

E njëjta gjë mund të thuhet për një profeci të vjetër historike, për lidhjen e fatit mes shqiptarëve dhe kurdëve. Këta popuj kanë qenë në Perandorinë Osmane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët janë në Perëndim të Ballkanit, kurdët në pjesën lindore të Perandorisë dhe pjesërisht juglindore. Kur historianët turq, ose kur turqit hyjnë në biseda me shqiptarët dhe dëgjojnë ankesat e shqiptarëve se përse Perandoria nuk i la shqiptarët të bashkuar në një shtet të vetëm, qoftë edhe me një autonomi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata thonë këtë anekdotën historike që “Shqiptarët do bashkohen kur të bashkohen kurdët”. 

Thuhet që Sulltan Abdylhamiti e kishte zakon të thoshte që Perandorinë e mbajnë shqiptarët dhe kurdët. Por në fakt këtu kishte një paradoks, sepse shqiptarët dhe kurdët ishin dy popuj më të shtypur në perandori.

Historia erdhi në atë mënyrë që u copëtua perandoria për shkak të keqdashjes. Më të pambrojturit u gjetën shqiptarët dhe kurdët dhe u copëtuan në më shumë shtete.

Sipas kësaj profecie të hershme, shqiptarët dhe kurdët do të bashkohet në një shtet kur të barazohet numri i shteteve në të cilët janë të ndarë ata.

Kur u copëtua Perandoria Osmane 1920 shqiptarët më parë ishin ndarë në 4 shtete, Shqipëri, Malin e Zi, Serbi dhe Greqi. Kur u bashkuan Mali i Zi dhe Serbia me Jugosllavinë mbetën të ndarë në 3 shtete.

Kurdët nga ana e tyre kur u copëtua Perandoria 1920 mbetën të ndarë në 5 shtete, në Turqi, Siri, Irak, Iran dhe Bashkimin Sovjetik.

Me kalimin e kohës, me shpërbërjen e Jugosllavisë shqiptarët që ishin në Jugosllavi u copëtuan në Mal të Zi, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni, pra u copëtua në 4 shtete, plus Shqipëria dhe Greqia bëhen 6 shtete.

Në të njëjtën kohë me copëtimin e BS edhe kurdët u copëtuan në 6 shtete, sepse kemi Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Sot ekuacioni është i tillë që shqiptarët dhe kurdët janë të ndarë në 6 shtete. Sa është e vërtetë profecia e vjetër? Historia ka këto paralelizmat, profecitë disa realizohen disa jo. Fakti  është që shqiptarë dhe kurdët janë aleatë të mëdhenj të SHBA.

Bashkimi i Kurdistanit do të ecë më shpejt se bashkimi i Shqipërisë, për shkak të forcave që e vënë në lëvizje. Por Kurdistanit do të sjellë në mënyrë të pashmangshme bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetë.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?