”Ju i urr@ni katunarët”, deputeti Sula në Kuvend: 100 mln euro për 5 oligarkë, po largoni fshatarët nga vendi
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula gjatë fjalën në seancën plenare ka kritikuar aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit, duke thënë se qeveria ka si synim t’i japë para oligarkëve.
Në fjalën e tij nga Kuvendi, Sula tha se janë 5 oligarkë që duan t’i japin paratë me pretendimin se janë rritur çmimet e materialeve të ndërtimit. Sula kritikoi qeverinë edhe për mbështetjen për bujqësinë, duke thënë se vetëm 35 mln euro përfitojnë drejtpërdrejtë fermerët.
”Ju i urreni katunarët dhe s’i jepni fare para, i thoni ikni braktiseni vendin. Çfarë i dhatë ju pensionistëve nga ky akt normativ, zero lekë, vetëm në tetor 2023 i shtuat 500 lekë në ditë të vjetra, pra 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju nuk i jepni dot as një gjysmë buke pensionistëve. Ky akt normativ ka nuanca korruptive dhe në 2023 e njëjta gjë doli. Ju keni arritur atë që se ka bërë gjithë europa dhe bota, 25 mln euro e keni çuar ndërtimin e një km rrugë fushore”, tha Sula.