Juglindja përfshihet nga reshjet e dëborës, ja akset rrugore që janë prekur

Zona malore e bashkisë së Maliqit është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura dëbore, të cilat kanë prekur edhe akset rrugore pranë kësaj zone. Në rrugën lidhëse Lozhan-Moglicë situata raportohet se është nën kontroll dhe se borëpastrueset ndodhen në terren për pastrim dhe kriposje.

Ndërkohë autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirët. Kujtojmë se prej orëve të para të mëngjesit të sotëm zona e juglindjes u përfshi nga reshjet e dëborës në lartësinë mbi 700 metra. Reshje intensive të dëborës u regjistruan në majën e Mashkullorës ku trashësia e dëborës shkoi deri në 50 centimetra.

Që prej orëve të para të mëngjesit ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ndodhet në terren për pastrimin e borës në aksin rrugor Shtyllë – Mashkullorë – Panarit. Ndërhyrje ka pasur edhe në segmente të tjera siç është rruga Boboshticë-Dardhë në të cilat është punuar për pastrim dhe kriposje. Kontraktorët ndodhen në gatishmëri në të gjitha segmentet rrugore dhe akset nacionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht nuk raportohen problematika me qarkullimin ndërsa sa i përket energjisë elektrike gjatë ditës së sotme ka pasur mungesë të energjisë elektrike në fshatra të thellë malor për shkak të amortizimit të rrjetit. Sakaq, dëbora në qarkun e Korçës ka ulur ndjeshëm edhe temperaturat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?