Julian Assange: CIA e implikuar në sulmin dje në Nju Jork

Hakeri me famë botërore, themeluesi i uebsitit “Wikileaks”, Julian Assange është i bindur se CIA amerikane është e përfshirë indirekt në sulmin që ndodhi dje në Nju Jork, ku 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

Ai shkroi në Twitter se sulmi në Manhattan nuk do të kishte ndodhur nëse CIA nuk do t’i kishte armatosur terroristët.

“Nëse CIA do të kishte shpenzuar më shumë kohë duka i hetuar terroristët dhe më pak kohë duke i trajnuar dhe armatosur ata, ne ndoshta nuk do të kishim sot një sulm në Nju Jork” – shkroi Assange.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë që hakeri thumbon shërbimin inteligjent amerikan, CIA. Sipas tij, kjo organizatë është përfshirë në shumë ngjarje tronditëse për botën. Vite më parë, kur zbuloi të dhëna top-secret në uebsitin e tij “Wikileaks”, Assange deklaronte se gjithçka që ndodh në botë ngrihet mbi gënjeshtra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me statusin e tij për ngjarjen në Nju Jork, Assange lë të kuptohet se ai sulm nuk ishte një rastësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?