Julian Deda: Hiquani Twitterat kryeministrave, se po ngatërrojnë Ballkanin

 

Dy kryeministrat, ai serb dhe ai shqiptar kanë reaguar në Twitter mbi vendimin e Gjykatës së arbitrazhit që i dha 3 pikët Shqipërisë.

Vuçiç nuk e ka duruar këtë gjë duke e quajtur turp botëror dhe shkroi se serbët "do na i tregojnë qejfin" duke na mundur në mes të Tiranës.

Pas këtij Twitt-i reagoi sërish kryeministri ynë Edi Rama. Ai e ftoi Vuçiç të jetë i ftuar nderi në Shkodër dhe të dy të duartrokasin fituesin.

Kjo luftë "luftë" kryeministrash në Twitter, tashmë ka mbledhur mjaft tifoza në internet, të cilët po presin batutat e radhës.

Ne urojmë që deri në fund, Rama e Vuçiç mos t'i bëjnë block njëri tjetrit, ndërsa aktori i humorit Julian Deda ka pasur një tjetër mendim.

Ai ka propozuar, që derisa të kalojë entuziazmi i 3-pikëshit, kryeministrave përkatës tu hiqet Twitteri nga dora

"Trimi Vuçiç "kercenon" sportivisht ne Twitter trimin Rama. Uuuuuuu…nuk durohet..! Çohu Rame, futu ne Twitter dhe tregoji kthetrat atij serbit. Tregoji se kush eshte "lideri" i Ballkanit..! 😂

P.s. Seriozisht..! Aman hiqjani Twitter-at nga dora ketyre te dyve se po na ngaterrojne Ballkanin….!", shkruan Jul Deda. 

SHKARKO APP