Julian Deda, Ramës: Basha as nuk i lexon letrat e tua, gjej një mënyrë tjetër

Kryeministri Edi Rama, i shkroi ditën e sotme letrën e 6 publike kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Rama tha se letrave po u vjen fundi, ndërsa përsëriti edhe një herë thirrjet për dialog.

Sipas tij, afati po skadon dhe Basha duhet të reagojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me letrën, ka reaguar edhe aktori i humorit, Julian Deda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit është shprehur se Basha nuk ka për t’i kthyer përgjigje, madje as nuk i lexon fare letrat e tij.

Më tej ai ka shkruar, se opozita e vërtetë në Shqipëri është PD-ja dhe jo lloj lloj partiçkash.

Deda ka pëfunduar letrën e tij, duke i thënë Ramës të gjejë një mënyrë tjerër, atë të dorëheqjes.

Postimi i plotë

Ed, ti ne fillim sikur ishte i kenaqur dhe i pa cenuar nga djegia e mandateve te opozites, ndersa sot te rane duart cope duke shkruar letra ku lutesh deshperimisht qe Lul Basha te ta var pak. A je ti ai, qe ne fillim thoje “le te ikin, opozita te tjera do vijne”? Lutesh e lutesh, se e ke kuptuar qe opozita e vertete ne kete vend eshte PD dhe jo lloj lloj partiçkash, qe kane te njejten gjatesi jete me nje teshtime tenden si ideator dhe financues.
Te te them diçka por mos u merzit..?! Luli jo vetem nuk te kthen pergjigje por as nuk i lexon letrat e tua, keshtu qe gjej nje menyre tjeter, dmth dorehiqu. Kaq. Tung. Puç…!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?