Julian Sinanaj: Se vrava biznesmenin M.L, pasi dyshova për kurth

Julian Sinanaj, i cili akuzohet si vrasës me pagesë, e la në mes punën e nisur, jo se nuk ia dilte dot mbanë për ta ekzekutuar personin me iniciale M.L., por sepse filloi të dyshonte tek Mëhillajt, se mund t’i kishin ngritur kurth për ta vrarë vetë atë. Kushtet që i kishin vënë kushërinjtë Mëhillaj, që viktimën M.L. duhet ta ekzekutonte nga afër, duket se e frikësuan Julian Sinanajn dhe ai vendosi të tërhiqej në momentet e fundit, madje ai u largua fare nga Vlora dhe u vendos në Tiranë, ku në janar 2014 përfundoi në pranga. Në dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda i dorëzoi gjykatës, lidhur me këtë episod, thuhet se Sinanajt, iu shtuan edhe më shumë dyshimet se mund të ishte futur në kurth, pasi kushërinjtë Mëhillaj nuk e kishin paguar edhe për vrasjen e peshkatarit, Sokol Veizi.

SHKARKO APP