Julian Sinanaj shpërthen në gjyq

I akuzuari si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj, ka shpërthyer në sallën e gjyqit.

Ai debatoi me tone të larta në momentin që prokuroria deklaroi se atij i janë gjetur dy granata në momentin e arrestimit.

“Gënjeshtra. Janë gënjeshtra. Nuk kam pasur granata me vete. Kam pasur vetëm një pistoletë TT. Nuk bëhet gjyq me polici e prokurorë të korruptuar. Kam dokument që vërteton se nuk kam pasur asgjë tjetër”.

“Unë, bashkëpunëtor i drejtësisë, më janë shkelur të drejtat. Për nëntë muaj kam qendruar i izoluar dhe nuk më është dhënë mundësia që të kem një avokat. Nëntë muaj me gjyqe mediatike”.

“Nuk është arrestuar Eduart Leskaj, që më ka dhënë një sasi eksplozivi. Prokuroria nuk e ka arrestuar”.

“Po ju them që më janë bërë presione psikologjike. Nuk luftohet kështu krimi i organizuar”.

“Mos e mbuloni krimin e organizuar. Vrasja e Sokol Veizit është mbyllur nga Policia e Vlorës dhe prokuroria e di kush e ka mbyllur,” akuzoi Sinanaj, ndërsa gjykata i ndërpreu fjalën.

Mapo

SHKARKO APP