Juncker e tepron: Nuk kam fjetur natën e shkuar për shkak të zonjës May

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bëri një aluzion të keq për provën e Theresa May, ndërsa iu drejtua deputetëve evropianë sot, disa orë pasi kishin rënë dakord për ndryshimet në marrëveshjen midis Britanisë dhe BE-së.

Politikani jopopullor i Luksemburgut tha me shaka para Parlamentit Evropian sot në mëngjes: “nuk kam fjetur shumë natën e fundit për shkak të zonjës May’

Z. Juncker, i njohur shumë për gafat e tij, u shfaq mbrëmjen e shkuar me kryeministren britanike në Strasburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai paralajmëroi se marrëveshja e tyre, ishte shansi i fundit i deputetëve “për të miratuar një marrëveshje” dhe tha se nuk do të ketë ndryshime të mëtejshme, një paralajmërim i përsëritur sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur bashkë me kryeministrin sllovak Peter Pellegrini në Parlamentin Evropian këtë mëngjes, Juncker u tha eurodeputetëve: “Do t’ju tregoj një sekret. Nuk kam fjetur shumë natën e fundit për shkak të znj. May, por pata mjaft kohë për të ëndërruar për Sllovakinë”.

Z. Juncker shtoi: “Ne arritëm një marrëveshje mbrëmë me qeverinë britanike për kushtet e Brexit, dhe i thashë mbrëmjen e djeshme, ose gjatë gjithë natës se ky ishte shansi i dytë, por nuk do të kishte një shans të tretë”.

“Prandaj do të doja që deputetët britanikë të mbështesin masat“, tha gjithashtu.

/S.Lleshi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?