Juristi Ervis Zholi: Në Amerikë historia e armëmbajtjes me leje nga çdo qytetar zë fill që në 1791
Avokati Ervis Zholi, që jeton dhe punon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar ndaj sulmeve mediatike që i janë bërë kohët e fundit. Sipas tij, sulmet meditaike janë bazuar në disa foto dhe video me armë që zoti Zholi i ka të publikuara në rrjetin social FB.
Për këtë ai sqaron opinionin publik, se në Amerikë historia e armëmbajtjes me leje nga çdo qytetar zë fill që prej 1791-shit, e përcaktuar në Kushtetutë me amendamentin e dytë. Ai shpreh keqardhje që emri i tij është lakuar nga disa media, duke bërë të qartë se fotot dhe videot janë bërë në shtetin ku ai jetoj, pra në Michigan, dhe jo në Shqipëri!
Statusi i plotë
Hello from Michigan!
Të dashur miq. Sot vij përpara jush me këtë reagim, pasi përgjatë këtyre ditëve në mediat sociale nuk kanë munguar disa diskutime mbi personin tim në lidhje me disa krisma që janë ndjerë andej nga Korça, apo ku ta di unë.
Por, siç e keni parë, profli im në facebook është shumë i hapur dhe transparent, po aq sa dhe figura ime për publikun. I patransformuar!
Ajo që më duhet të theksoj dhe një herë për të gjithë ata që më njohin, por dhe ata s’më njohin personalisht, është fakti që une jetoj ne Michigan, SHBA, nga ku siç dhe e shihni në foton 3D falë pasionit për gjahun disponojmë këto armë në mënyrë modeste, jo për shoë.
Këto jo vetëm falë këtij pasioni, sepse në Amerikë historia e armëmbajtjes me leje nga çdo qytetar zë fill që prej 1791-shit, e përcaktuar në Kushtetutë me amendamentin e dytë: “Çdo mazhoren, i shëndetshëm mendërisht, dhe në varësi të shtetit ku jeton, mund të disponojë një armë për arsye vetëmbrojtje, gjueti, dhe për veprime të tjera të ligjshme”, etj.
Kjo, sepse prona dhe jeta janë gjëja më e rëndësishme për njeriun, pastaj vjen ushqimi dhe hobi.
Ndërsa me rregull i lejohet dhe çdo rezidenti me dokumenta të rregullta (sic jemi ne, etj.).
Por, meqë na u desh të diskutonim publikisht për këtë çështje siç dhe keni qenë deshmitarë të zhvillimeve me të fundit në SHBA, po mundohem të interpretoj më tej në një kontekst tjetër i këtij rregulli, që nëse do ndaleshim në terma simbolike kjo pikë e Kushtetutës merr dhe një tjetër kuptim apo vlerë, pasi kjo do të thoshte dhe e drejta e popullit për të mbrojtur jetën, lirinë dhe të drejtat e tyre kundër atyre pushteteve që cenojnë të drejtat, liritë, zgjedhjet dhe vullnetin e popullit.
Natyrisht këtë privilegj mund ta kenë shoqëri me një ndërgjegje të lart, që kanë treguar dhe aftesinë e përdorimit të armës me maturi.
Në kohën e duhur, për situatën e duhur, jo me konceptin “me leje, pa leje’, ti biem kujt të na dalë përpara.
Prandaj, më vjen keq për sa jam lakuar dhe shpresoj e uroj të mos humbasim fokusin drejt punës, e angazhimit për arritjen e objektivit për një Shqipëri më të mirë, për kapitullin e ri që presim të shkruajmë së bashku më 25 Prill 2021.
Mendja, përkushtimi dhe energjia jonë janë të fokusuara aty tani. Për ty Shqipëri dhe për shqiptarët.