Juristi i njohur: Merruni me problemet që ngre Presidenti, jo me Metën

Avokati i njohur Dorian Matlija ka reaguar ndaj sulmeve që i janë bërë kreut të shtetit për kauzën e tij në mbrojtjen të kushtetutës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Matlija shprehet se njerëzit duhet të flasin për sheqëtësimet që ka ngritur presidenti dhe jo për politikanin Ilir Meta.

“Harroni një moment që është Meta qe thërret popullin ne proteste. Harroni qe eshte ai qe shpreh shqetesimin per nje shtet qe Kushtetuten e neperkemb. A mund te ndaleni te argumentet dhe jo te personi? A ju duket se jetoni ne nje vend normal, me shtet normal, me parlament normal, me qeveri normale, me gjykata qe funksionojne, me media qe bejne punen e tyre pa presionin e qeverise, me pushtet lokal normal? Nese po, atehere merruni me Ilir Meten sa i keq eshte. Por, nese jo, harrojeni Meten dhe mos rrini por dukuni sic therriste Cajupi dikur”,- shkruan Matlija.

SHKARKO APP