Juristja e ministrisë futet si studente në emision
Një juriste e Ministrisë së Arsimit është prezantuar si studente në emisionin e Rudina Xhungës në “News 24”. Ajo ka bërë pyetje si studente edhe pse në fakt është e punësuar dhe me kohë të plotë në institucionin që ka detyrë përmbushjen e kërkesave të studenteve.
Në rrjetet sociale është identifikuar, si dhe nga studentët e tjerë të pranishëm. Ish-zëvendësministri Taulant Muka ka publikuar dhe foton e saj në Facebook. “Kënaqësi të isha me studentët LIVE! Dhe shumë i lumtur që më kërkuan t’ju bashkangjitem! Do bëj valixhet dhe do ju bashkohem protestës së studentëve. PS: Une nuk e shihja panelin se isha në skype, dhe ishte një vajzë që pyeste si studente, pyetje provokative alla politike. Në fakt ishtë Adelina Laci, juriste tek Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë! Çprovokime të rëndomta!”,- shkruan Muka.
Pas këtij denoncimi, gjatë reklamave, juristja “studente” është përzënë nga studio.

KOHA JONË SONDAZH

