Justifikimi i kompanive të sigurimeve: Dëmet nga aksidentet u rritën me mbi 50%

“Nevojat ishin për rritje më të madhe të çmimit të figuracioneve”

Kompanitë e sigurimeve thonë se nevojat e tregut ishin për një rritje më të lartë të çmimit të siguracionit të makinave, por vendimi për rritjen prej 20% u bë për të mos dëmtuar konsumatorët.

Sipas kompanive të sigurimit, dëmet e paguara nga kompanitë për shkak të aksidetenteve  në 6 mujorin e parë të këtij viti janë të përafërta me dëmet e paguara në të gjithë vitin 2010, duke shënuar një rritje me afro 50% në këto 5 vite

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtues të kompanive thonë për “ABC News” se janë në komunikim të vazhdueshëm me AMF, duke paraqitur argumentet e duhura për rritjen e çmimit. Sipas tyre nëse nuk merrej një  vendim për rritjen e çmimit të siguracioneve, kompanitë rrezikonin të dilnin me humbje. Të dhënat tregojnë se kosto ekonomike të aksidenteve në vendin tonë është mesatarisht 130 milionë euro në vit, ndërkohë që kompanitë arrijnë të sigurojnë nga tregu vetëm 80 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?