Ka diell por me temperatura të ulëta, parashikimi i motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Kjo paqëndrueshmëri moti do të vazhdojë deri fillim e javës tjetër kur priten reshje shiu dhe rritje temperaturash në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14ºC.
Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 2 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 08ºC.