Ka diell, por temperaturat zbresin deri në -10 gradë celsius
Janari ka nisur me mot të kthjellët, por të ftohtë. Të dielën priten vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore. Ndërsa nga e hëna dhe në vijim, deri në fund të 10-ditëshit të parë të janarit, moti paraqitet kryesisht i kthjellët.
Vlen të veçohet fakti se këto ditë janari do të jenë të ftohta, dhe jo më larg se të hënën që vjen, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave duke zbritur rreth -10 °C në pjesën më të madhe të zonës malore.
Po ashtu, në zonat e ulëta dhe bregdetare, pritet që termometri të zbresë 2-3°C nën 0. Megjithatë, moti i acartë pritet të zgjasë 2-3 ditë pasi mesjava tjetër sjell sërish normalizim të situatës.
KOHA JONË SONDAZH

