Ka humbur kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj braktis detyrën dhe futet në fushatë politike
Erion Veliaj është zgjedhur nga qytetarët e Tiranës për t’i shërbyer qytetit. Premtimet që ka dhënë kur kandidoi ishin ndryshe nga ato politikanëve të tjerë. Premtoi se do të merrej me qytetin, rrugët, pastrimin, gjelbërimin dhe gjithë problemet e tjera që ka Tirana dhe mbi të gjitha se nuk do të ngatërrohej me politikën e ditës.
Dhe realisht në fillim ishte korrekt.
Por nëse sheh aktivitetin e Veliaj, të paktën gjatë dy muajve të fundit, rezulton se Tirana nuk ka më kryebashkiak. Erion Veliajn e sheh në mëngjes në Kavajë duke folur për investimet e qeverisë. Në mesditë e sheh në Rrogozhinë duke i thurur live Edi Ramës, si Spiropali. Pasdite e sheh në Tiranë duke urdhëruar policinë të bllokojë zyrat e Frymës së Re Demokratike. Ndërsa në mbrëmje del te ndonjë televizor për të sharë më keq sesa Edi Rama Presidentin e Republikës, opozitën apo këdo me të cilin ka problem kryeministri.
Kjo që po bën kryebashkiaku tiranas, i cili shikohej si shpresë e së majtës për ti bashkuar pas 25 prillit, është së paku e pandershme, por edhe më tej, destabilizuese për stabilitetin. Ai ka lenë detyrën e numrit një të bashkisë, ku punët e hallet e qytetarëve janë bërë mullar dhe po merret me sulmet ndaj kryetarit të shtetit.
Ai shpreson se kështu i shërben Edi Ramës, por harron se vetë Rama do ta shesë pas zgjedhjeve te dyert e drejtësisë.
Sigurisht që Veliaj është politikan dhe drejtues i fushatës së PS në Tiranë, por banorët e kryeqytetit nuk e kanë zgjedhur në detyrën më të lartë të qytetarit të parë për këtë punë, pra ti bëjë elozhe kryeministrit. Nuk e kanë zgjedhur gjë gjithë orarin zyrtar të punës ta harxhojë duke prezantuar kandidatët e PS-së në Tiranë. Nuk e kanë zgjedhur që investimet dhe taksat e tyre ti përdorë sipas orientimit politik të njësive bashkiake. Nuk i paguajnë taksat që gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës të braktisë detyrën dhe të kthehet në shtab elektoral i PS. Dhe mbi të gjitha nuk e kanë zgjedhur që të shaj para, gjatë dhe pas orarit zyrtar opozitën dhe kryesisht kryetarin e shtetit. Sepse këtë punë është Edi Rama dhe e bën më mirë se çdo rilindas tjetër. Përpjekja për t’u sjellë si Rama, për të sharë si Rama dhe për të braktisur punët siç bën Edi Rama ka bërë që Tirana sot të mos ketë krybashkiak, por një njeri që sillet nëpër qytet si kandidat i PS.
Erion Veliaj nuk është thjesht një kryebashkiak, ai ishte një shpresë e së majtës së bashkuar pas 25 prillit. Por ai u përdor me vetdije nga kryeministri duke shkatërruar çdo urë bashkëpunimi apo “shtegu dhish” pas 25 prillit. Një vëzhgim i thjesht tregon se çdo ditë në rrugët e Tiranës se qyteti ka kohë që nuk ka më kryebashkiak. Trafiku mbytës bllokon çdo segment hyrës dhe dalës në kryeqytet dhe Erion Veliaj duhet të shqetësohet për këtë çështje më shumë sesa për sondazhet e PS, të cilat paguhen nga bosët e inceneratorëve dhe mafias. Rrugët në periferi e deri afër qendrës ngjajnë si të fusha të bombarduara dhe në këtë gjendje i ka lënë bashkia, jo grushti i shteti imagjinar që thotë PS.
Veliaj zgjidhet në detyrën e kryebashkiakut për t’i shërbyer qytetit, jo për të bërë kopja e kryeministrit dhe deputetëve të PS-së.
Nëse Erion Veliaj do të kishte kurajon civile, nga ku erdhi prej MJAFT, të thoshte hapur e në publik se votoni Fatmir Xhafaj, Pandeli Majkon dhe Mimi Kodhelin, do të quhej politikan kurajoz e jo një shërbetor i një klani mafioz që do të humb me 25 prill dhe do të shkojë para SPAK.
Erion Veliaj nuk mund të jetë “dado” e Elisa Spiropalit dhe një Bushati me prona.
Erion Veliaj erdhi si njeri vizionar dhe me një CV të një djali perëndimor, por shpejt u konvertua në një “zog” shpëtimtar të Rilindjes.
Tirana bërtet se ku është kryebashkiaku i moderuar dhe jo konfliktual, por ai tashmë është konvertuar në një vartës i sektit kriminal të Rilindjes.
Erion Veliaj duhet të jetë numri një i qytetit të Tironës dhe jo duke vrapuar për të mbledhur vota për Spiropalloshet dhe ervinbushatët, të cilët do ta shesin pas 25 prillit.
Erion Veliaj ka nevojë të kthjellohet se po e përdorin poshtërsisht në fushatë dhe se nesër, nëse do i duhet Edi Ramës për të shpëtuar b.. e tij, do jetë i pari që do ta shesë drejt drejtësisë.
Erion Veliaj nuk don të kuptojë se Rilindja e ka humbur pushtetin dhe se rri e shikon sondazhet e blera me leje ndërtimi dhe koncesione, të cilat nxjerrin Ramën fitues dhe se pas 25 prillit këto media do vrapojnë drejt pushtetit të ri.
Kryeministri Rama do të ruajë veten pas 25 prillit për ti hedhur një “peshk” të madh në oborrin e PD për të kaluar lumin.


KOHA JONË SONDAZH

