Ka kërcënuar disa persona? Shoqërohet në komisariat ish-drejtoresha e spitalit Dibër

Këtë mbrëmje është shoqëruar në komisariatin e policisë Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës. Shehu u shkarkua nga detyra pak javë pasi goditi shefin e financës, Shaban Uklala, i cili e denoncoi atë në polici.

Pas këtij episodi teksa Shehu hetohej në gjendje të lirë, ndërkohë që dyshohet se së fundmi ka kërcënuar drejtorin aktual të spitalit Rruzhdi Deda i cili e ka zëvendësuar pas shkarkimit. Ajo dyshohet se është përfshirë edhe në të tjera situata gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.

Ajo dhunoi me sende të forta shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt, të cilit i shkaktoi plagë në ballë me kapëse letrash. Ndërsa më pas, ajo degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese, kur njëri person, pjesë e stafit të spitalit i dërgoi mesazh kritikues për dhunën e ushtruar ndaj ekonomistit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?