Ka më Covid-19 në Shqipëri? 1 viktimë dhe 69 raste të reja në 24 orë

Covid-19 është drejt zbukjes në vendin tonë, duke i’u referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, ku në 24 orët e fundit është shënuar vetëm 1 humbje jete dhe veç 69 raste të reja. Jetët e humbura nga virusi vdekjeprurës që nga fillimi i pandemisë shkon në 2379. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69-vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Po në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë për ardhjen edhe të 8190 doza të tjera të vaksinave nga kontrata me Pfizer. Manastirliu thekson se procesi vaksinimit po vijon në të gjithë vendin dhe deri tani kanë mbërritur 711,740 vaksina anti-covid. ”Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Vijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer, teksa janë 711,740 doza vaksine të mbërritura në vend”, tha Manastirliu.

Statistika (26 Prill 2021)

Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 737
Të shtruar në spitale 147
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 994
Testime totale 627,983
Raste pozitive 130,606
Raste të shëruara 106,465
Raste aktive 21,762
Humbje jete 2,379

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16993
Fier 1800
Durrës 648
Shkodër 554
Gjirokastër 389
Korçë 495
Vlorë 270
Elbasan 126
Kukës 204
Dibër 141
Berat 93
Lezhë 41

SHKARKO APP