“Ka një javë që është shkrirë, kush po flinte kur kaloi makina me mbishkrimin Hetimi Tatimor?”
Dy ditë më parë 4 persona të maskuar grabitën 10 milion euro në aeroportin e Rinasit.
Paratë ndodheshin në barkun e avionit “Austrian Airlines”.
Grabitësit u futën me lehtësi nga porta e zjarrëfikëseve, me një furgon ku shkruhej hetimi tatimor.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar gazetarja Anila Hoxha.
Në një postim në rrjetet sociale ajo është shprehur se i kupton të gjitha, që nga përgjegjësia e kinezëve e deri te belaja që i ka gjetur grabitësit, sesi do të shpenzojnë paratë.
Sipas saj, i habitshëm është fakti sesi një makinë me mbishkrimin “hetimi tatimor” kalon në sytë e të gjithëve, kur ka një javë që “Hetimi Tatimor” është shkrirë.
Reagimi i plotë
E kuptoj edhe pergjegjesine e kinezeve. E kuptoj edhe “fajin e kane ata”, e kuptoj edhe ushtrine ne Rinas, edhe heroizmin e policeve qe rrezikuan jeten ne ndjekje te krimineleve grabites. I kuptoj edhe grabitesit ne cfare ” belaje” e kane futur veten, si ti shpenzojne 10 milione euro ne Shqiperi e ku t”i investojne.. Por nje gje nuk kuptoj dhe sma rrok fare mendja. Nuk e kuptoj, kush po flinte teksa nje makine me mbishkrimin ” hetimi tatimor”, kaloi para syve te te gjitheve, ne nje kohe qe Hetimi Tatimor ka nje jave qe u shkri dhe nuk egziston!
KOHA JONË SONDAZH

