Ka numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, mjeku shqiptar në Gjermani tregon arsyen pse
Në Gjermani ka një ndërgjegjësim më të lartë të qytetarëve për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të ruajtur distancimin shoqëror sesa në vendet tjera. Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarëve, kjo nuk ka ndikuar në vdekshmërinë ka pasur deri tani Gjermania në krahasim me Italinë, Sanjën dhe Francën.
Për këtë ka folur edhe një mjeku që jeton dhe punon në Gjermani, Arjan Mullaj.
“Sigurisht, është edhe në natyrën e gjermanëve të cilët respektojnë rregullat dhe ligjet e tyre. Në Gjermani bëhet gjithmonë hapi i parë për t’i tërhequr njerëzit nga ana e ndërgjegjësimit sesa me urdhra politike apo mënyra diktatoriale. Megjithatë masa të tilla do jenë të domosdoshme me kalimin e kohës. Gjithsesi gjithë këto masa dhe gjithë ky ndërgjegjësim i popullsisë gjermane kanë ndikuar në mënyrë absolute në ngadalësimin e përhapjes së virusit, të prekjes se njerëzve nga virusi dhe sigurisht ndërgjegjësimi shëndetësor dhe kultura shëndetësore e popullit gjerman tregon një numër të kufizuar të ecurive të këqija dhe numrin e kufizuar të të vdekurve”, shprehet ai në një lidhje live për Ora New