‘Ka rrahur ish-kryetarë”, Berisha i kthehet Bashës: Duhet të mjekohet, është rëndë

Lulzim Basha sot hodhi një mal me akuza ndaj Sali Berishës, ku ndër të tjera tha se ish-kryeministri i ka dhunuar, rrahur dhe thyer dhëmbët të gjithë ish-kryetarëve të PD-së. Sipas Berishës, Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka ndenjur sus prej tetë vitesh, pasi ka përfyturuar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët.

”Sot ish-kreu Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka ndenjur sus para meje prej tetë vitesh. Ai duket se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për t’i thyer dhëmbët. Ai pas kësaj duhet të mjekohet.

Me këtë që thotë ai është rëndë. Këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale dhe pastaj peng dhe i sëmurë që i lejon vetës të flasë çdo gjë.

Mendon se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që nuk janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Berishës, por unë kuptoj se ai ka ndenjur sust para meje se mund të grushtohej. Në tetë vite unë skam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin më të zell”.

SHKARKO APP