Ka vetëm 1 nxënës, mësuesja që udhëton 2 orë për në fshat: Prisja një klasë plot!

Jeta në fshatin Boshanjë të Kolonjës, është bërë lajm në media dhe është një nga çuditë shqiptare se çfarë ndodh aty. Fshati që ka vetëm 15 shtëpi, një shkollë dhe brenda saj studion vetëm një nxënëse, Alesia.

Mësuese Enverie Elezi udhëton për më shumë se 1 orë e gjysmë nga Korça për të shkuar në shkollën e Boshanjës, aty ku e pret vetëm Alesia.

“Rruga mu duk e vështirë, shkolla ëhstë në rregull. Aty mësova që nuk do kisha atë që kisha imagjinuar, shumë nxënës që gumëzhijnë dhe një klasë plot me fëmijë që bisedojnë me njëri-tjetrin, por mësova që ishte vetëm një nxënëse. Por është shumë mirë edhe kështu. Kam dëshirën që Alesias të mos i mungojë asgjë”,-tha Elezi për ”Ftesë në 5”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?