Kacifas, Leskaj: Nëse do të futeshin shqiptarët në Greqi, ja çfarë do ndodhte
Ish-deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, e ftuar në emisionin ”Ditë e re” në ”Ora News”, foli për ngjarjen e Bularatit, ku varrimi i ekstremistit Kacifas u kthye në një manifestim racist.
Leskaj u shpreh se respekton vendimin e qeverisë shqiptare, duke theksuar se pasi sipas saj nëse në Greqi do futeshin shqiptarë ekstremistë do bëhej gjëma.
”Është një ngjarje shumë e shëmtuar nuk do ndodhte në një vend tjetër. Në radhë të parë le të ndajmë pjesën tonë, jo vetëm qeveria por edhe shoqëria shqiptare që shkon përtej qëndrimeve të Greqisë. Nëse do kishin kapërcyer shqiptarët në Greqi do ishte shumë e rëndë. Jam e çuditur për atë zinë në Parlament por dihet që kryetari e ka refuzuar pastaj është gjetur një mënyrë ligjore për ta bërë. Për sa i përket palës sonë respektoj qëndrimin”, tha Leskaj.
KOHA JONË SONDAZH

