Kaçifas/Meshë në Bularat, priten autobusë nga Greqia
Vazhdojnë ta quajnë “hero” në Greqi, minoritarin grek Konstandinos Kaçifas që mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me forcat RENEA, pasi më parë kishte qëlluar mbi policinë e Gjirokastrës në Bularat.
Nacionalistët grekë pritet që të rikthehen në Bularat, me rastin e mbushjes së 40 ditëve nga vrasja e ekstremistit. Sipas një njoftimi të bërë në rrjetet sociale nga shoqëria e Shën Athanasit Voularati, pritet që në datë 8 dhjetor në nder të tij të zhvillohet një ceremoni përkujtimore në fshatin Bularat.
Mesha do të zhvillohet në orën 11:00 në kishën e fshatit dhe për të nderuar figurën e tij pritet të mbërrijnë disa autobusë me nacionalistë.
Në 8 dhjetor, varrimi i ekstremistit u bë me thirrje antishqiptare. Prokuroria e Gjirokastrës po heton për nxitje të urrejtjes, ndërsa shteti shqiptar shpalli ”non grada” 52 shtetas grekë, mes tyre ekstremistë dhe zyrtarë.
KOHA JONË SONDAZH

